Haradinaj kërkon falje që ndezi cigaren brenda në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të disa fotografive, ku ai shihet që ka ndezur cigaren brenda ambienteve të Kuvendit.

Haradinaj ka thënë se ai ka ndezur cigaren në ambientin ku të gjithë duhanpirësit e ndezin, transmeton Telegrafi.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.Lexo po ashtu:Haradinaj ndez cigaren brenda sallës së Kuvendit

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me  debate të ashpra mes deputetëve./Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

YLLI I SPORTIT BOTËROR KA NËNËN NË GJENDJE KOME PREJ KORONAVIRUSIT

Read Next

COVID-19 “nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës”