Haradinaj i bindur që gjatë presidencës gjermane do të hiqen vizat: Merkel si askush tjetër i kupton nevojat tona

Ish’kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se fakti që Gjermania e kryeson presidencën e Këshillit të BE’së për gjashtë muajt e ardhshëm është lajm i mirë për shtetin tonë.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se kancelarja gjermane Angela Merkel më shumë se askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës.

“Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Fitore H

Read Previous

Ndryshe nga e gjithë bota, ky është shteti me asnjë rast me COVID-19 në 48 orët e fundit

Read Next

Rëndohet bilanci në Shqipëri/ 2 viktima me COVID në 24 orë, 45 raste të reja