Hapet Qendra Frankofone në Pejë

Organizata kulturore “Anibar” ka hapur Qendrën Frankofone, e para kjo në qytetin e Pejës, në kuadër të Kinemasë “Jusuf Gërvalla”.

Hapja e kësaj qendre u mundësua përmes një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës franceze, Komunës së Pejës dhe Anibar, e cila u nënshkrua sot.

Marrëveshja synon ofrimin e programeve edukative-kulturore në qytetin e Pejës.

Njëherësh Qendra Frankofone në Pejë do të shërbejë si urë lidhëse e organizatave të ndryshme në vendin tonë, me organizata të ndryshme në Francë.

Ajo do të promovojë kulturën franceze, duke ofruar kurse të gjuhës frënge dhe aktivitete tjera kulturore-edukative.

Hapësira e Qendrës Frankofone është po e njëjta që përdoret edhe nga Akademia e Animacionit, e themeluar nga Anibar, dhe është restauruar si pjesë e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në vitin e kaluar me financim të Zyrës së Bashk imit Evropian në Kosovë. 

Ardiana K

Read Previous

“The Protector” rekord edhe me sezonin e 3-të në Netflix

Read Next

Limaj pas takimit me Thaçin: Tallja mund t’i kushtojë Kosovës