‘HANI LIMONA, PINI ALKOOL’ – AMBASADORI SHQIPTAR NË KINË JEP ‘RECETËN’ KUNDËR KORONAVIRUSIT

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka reaguar lidhur me konfirmimin e dy raste me koronavirus në Shqipëri.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se thjesht çështje kohë që edhe Shqipëria të shënonte rastet e para për shkak të marrëdhënies së ngushtë me Italinë.

“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua”, ka shkruar Belortaja.

Ai ka dhënë një recetë interesante për evitimin e këtij virusi.

“Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj. Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, ka shkruar tutje ai./Insajderi.com

Fitore H

Read Previous

Dështon gjykimi për ndërtime të kundërligjshme, i akuzuari ka mbetur në Dubai për shkak të koronavirusit

Read Next

Daniel Craig e konfirmon, “No Time To Die” filmi i tij i fundit si 007