HANDIKOS nis shpërndarjen edhe të 290 pakove ushqimore për familjet në nevojë të personave me aftësi të kufizuara

Pas  identifikimit të rasteve me kushte më të vështira ekonomike, sot kemi nisur distribuimin e 290 pakove ushqimore thuajse në të gjithë rrjetin e HANDIKOS-it në Kosovë, të cilët më pastaj do të mund të  bëjnë shpërndarjen e tyre tek familjarët në nevojë të personave me aftësi të kufizuara .

Situata e fundit me pandeminë  ka rënduar edhe më shumë gjendjen e personave me aftësi të kufizuara dhe si rezultat nevoja për mbështetje është rritur tutje ndaj tyre.

Shpërndarja po mundësohet falë donacionit të Latter Day Saint Charities (LDSC), të cilët në vazhdimësi mbështesin HANDIKOS-in edhe me pajisje ndihmëse dhe projekte të ndryshme.

Fitore H

Read Previous

Madonna nuk mund të përmbahet, e quan nazist presidentin Trump

Read Next

MSH ka një lajm të mirë për specializantët volunter


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0