Haki Rugova komenton ofertën e Qunit: Kuvendi i Kosovës nuk është odë burrash

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni thotë se idenë e tij për rishikim të mocionit nuk e ka diskutuar me strukturat e LDK-së, por është i bindur se mund të ketë mbështetje në këtë iniciativë.

“Jam mëse i bindur se edhe deputetët edhe Kryetari i LDK-së janë shumë të interesuar për të funksionuar koalicioni, por ky koalicion duhet ndërtuar mbi bazat e një partneriteti të shëndoshë. Por këtë çështje Kryeministri duhet ta diskutojë edhe me Kryetarin e LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Quni ka thënë se pret përgjigje nga Kurti për ofertën e tij e më pas do të diskutojë edhe me Kryetarin Mustafa për të vijuar më tej me iniciativën.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova në një lidhje telefonike për RTV Dukagjinin, thotë se propozimi i Anton Qunit ishte i papritur për të.

Ai thotë se janë disa procedura që duhet të respektuar, duke hedhur dyshime nëse propozimi i Qunit është i realizueshëm.

“Unë e di si shkon procedura e mocionit. Duhet të tërhiqen nënshkrimet. Nuk është odë burrash aty për të vendosur”.

Kryetari i Istogut thotë se shpreson që nga ajo seancë të del më e mira.

“Vetëvendosje e ka pasur një ofertë të tillë. Nëse nuk ka vendosur më parë pse ajo do të vendos tash. Nuk është cirkus Kuvendi i Kosovës për të bërë gjëra të tilla”, tha ndër të tjera Haki Rugova.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

​Ujësjellësi “Prishtina” apelon të qytetarët të kryejnë pagesat e faturave të ujit

Read Next

“FOTOGRAFOMA UNAZËN SE E DU SHUMË”, NASER RAFUNA KUJTON EDHE NJË TJETËR MOMENT ME LEZE QENËN