HAJNAT BËJNË KËRDINË NË ‘EMSHIR’ TË PRISHTINËS – BANORËT E TMERRUAR, PO NA VJEDHIN GJITHÇKA

Banorët e lagjes ‘Emshir’ në Prishtinë janë në hallë nga hajnat, sidomos në këto 10 ditë të fundit, shkruan Insajderi. 

Qytetari i cili ka shkruar në adresë të Insajderit, ka thënë se para pak ditëve iu vodh banesa sa nuk ishte aty.

I njëjti ka bërë me dije që vetëm për 10 ditë kanë ndodhur 12 raste të vjedhjeve, në kompleksin banesor në afërsi të UBT-së.

Sipas tij, i njëjti hajn ka kryer disa vjedhje.

“Hiç ma larg se mbrëmë janë thy banesa, vetëm për këto 10 ditë janë 12 raste. Gjithmonë e kemi lajmëru policinë, si zakonisht thonë do të ndërmerret diçka. Mua personalisht ma kanë thyer banesën me datën 18.03.2020 kah ora 18:10. Nuk kam qenë në banesë kur kam ardhë e kam pa derën hapur. Mi kanë marrë të gjitha çka kam pasur, ari, para bizhuteri argjend”, është shprehur qytetari.

Në pamje shihet se si hajnat edhe largojnë kamerat e sigurisë për të mos u parë, si në videon më poshtë:

I njëjti është shprehur se rastin e kanë lajmëruar shumë herë në polici, e që sipas tij vetëm kanë thënë se po punojnë në lidhje me rastin.

Gazeta Insajderi ka provuar të flas edhe me policinë në lidhje me rastin, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Do t’ju mbajmë të informuar në lidhje me rastin…

Ardian H

Read Previous

“Eksodi” i Juves dhe Interit, polemikë Lacios, Napolit dhe zikaltërve

Read Next

Klubet gjermane krijojnë një fond 20 milionë euro, zbulohet qëllimi