Lajme 

Hajdutët po i sulmonin të dashurën dhe nipin, shikoni se si ky person i qëllon për vdekje

Një baba i pesë fëmijëve nxitoi që të ndihmonte të dashurën shtatzënë dhe nipin që po sulmoheshin nga një grup hajdutësh.

Një kamerë sigurie ka kapur momentin shokues se si një grup prej tre hajdutëve sulmuan nipin e Claudio Ramon Pardo dhe të dashurën e tij.

Pasi që nipi i hodhi çelësat e veturës dhe telefonin përmbi gardhin e shtëpisë, xhaxhai i tij doli nga kati i dytë dhe filloi të qëllonte mbi të dyshuarit me revolën e tij.

Hajdutët ishin munduar të largoheshin me veturën e vjedhur por motori i tyre nuk po ndezej.

Pastaj hajdutët u munduan të largoheshin duke vrapuar por Pardo i qëlloi dy prej tyre, duke e lënë njërin të vdekur.

I treti është larguar dhe po kërkohet nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Longchamps në Argjentinë.

Pardo ishte marrë nga policia për një deklaratë dhe është lëshuar pasi që prokurori tha se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Këto janë pamjet:

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial