Hahn përshëndet ratifikimin e marrëveshjes Shkup-Athinë

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, përshëndeti sot ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë.
“Ky është hapi i parë nga shumë të tjerë drejt zbatimit të plotë. Unë besoj se të gjithë liderët politikë të tregojnë lidership dhe forcë për hapat e ardhshëm”, shkruan Hahn në Twitter.

Kuvendi i Maqedonisë ka ratifikuar me shumicë votash një marrëveshje me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin dhe partneritetin strategjik të të dy vendeve.

Sipas Kushtetutës maqedonase, marrëveshjen duhet të nënshkruajë presidenti Gjorge Ivanov, i cili disa herë ka paralajmëruar se nuk do të bëjë një gjë të tillë.

Gazetari

Read Previous

Pasi u tha se ka tërhequr njohjen, Pacolli telefonon Qeverinë Liberiane: Ja çka më thanë

Read Next

Sefe Duraj Publikon Projektin Me Të Ri “1000 Zemra” (Video)