Haaland: U bë m*t që e fitoi Bayerni Bundesligën

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland, e ka bërë të qartë zhgënjimin e tij nga triumfi i Bayern Munichut në garën për titullin e Bundesligës, duke thënë se “është bërë m*t” që gjiganti bavarez është shpallur kampion sërish.

Skuadra e Hansi Flick arriti ta sigurojë titullin e tetë radhazi si kampion i Bundesligës me fitoren e mesjavës kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës, transmeton Gazeta Express.

Dortmundi tani e ka siguruar vendin e nënkampionit, për herë të pestë në tetë sezonet e fundit, falë fitores të së shtunës me rezultat 2:0 kundër Leipzigut, që radhitet në pozitën e tretë.

Haalandi e vazhdoi formën e tij të mirë me Dortmundin edhe në këtë ndeshje, duke i shënuar dy golat e ndeshjes për ta përmirësuar rekordin në 16 gola në 17 ndeshjet e zhvilluara që nga transferimi i tij në janar nga Salzburgu.

Megjithatë, këto statistika mbreslënëse nuk po e ngushëllojnë sulmuesin e talentuar, i cili nuk është i kënaqur me pozitën e nënkampionit.

“Pikë së pari, natyrisht që u bë m*t që fitoi Bayerni”, tha Haaland në intervistën e dhënë për BT Sport pas ndeshjes.

“Por, kështu ndodhi dhe ne u desh ta bënim më të mirën që mundeshim nga kjo situatë. Tani e kemi siguruar pozitën e dytë, por tentuam t’u afrohemi sa më shumë që mundëm”.

Ardian H

Read Previous

Ish i dashuri neonazist masakron dhe lë të vdekur modelen e familjen e saj

Read Next

Arteta i kundërpërgjigjet yllit të Brightonit: I njoh lojtarët e mi


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0