GUVERNATORI I KALIFORNISË: VLERËSOHET SE DO TË KEMI MË SHUMË SE 25 MILIONË TË INFEKTUAR

Kalifornia, shteti federal i SHBA me më së shumti njerëz, ka urdhëruar që gati 40 milionë njerëz të mbyllen nëpër shtëpi të tyre në mënyrë që të pengojnë përhapjen e koronavirusit.

Urdhëri i guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom paraqet kufizimin e parë obligues në tërë një shtet federal në SHBA me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë.

Urdhëri, i cili mbetet në fuqi deri në lajmërimin e ardhshëm, vjen një ditë pas parashikimit të Newsom-it se mund të infektohet më shumë se gjysma e banorëve të Kalifornisë.

“Vlerësimet janë se rreth 56 për qind të popullatës sonë, gjegjësisht rreth 25 milionë e gjysmë të njerëzve mund të infektohen gjatë tetë javëve të ardhshme”, pretendohet në letrën e guvernatorit të dërguar presidentit Trump, në të cilën ai kërkon ndihmë mjekësore, transmeton CNN.

Deri tani në Kaliforni kanë vdekur 19 persona, derisa më shumë se 900 janë të infektuar./Insajderi.com.

Ardiana K

Read Previous

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR QYTETARËT SHQIPTARË QË NDODHEN NË GJERMANI

Read Next

Ujësjellësi në Prishtinë bën thirrje për shpenzim racional të ujit