Guri i shpum, vendi ku merret shneta e lihet dergja

Ky vend interesant gjendet në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit.

Guri i “shpum”, siç e quajnë banorët, daton mijëra vjet më parë.

Këtu çdo vit mblidheshin të rinjtë, duke e praktikuar ritualin e kalimit tri herë brenda gurit. Ata besonin se kjo do të sillte shëndet në familjet e tyre, raporton emisioni #gjesi në T7. 

Me kalimin e viteve dhe ndërrimin e gjeneratave, zakonet dhe traditat familjare po shkojnë duke u lënë pas dore. Këtë më së miri e kuptojmë nga rrëfimi i Izet Shalës, i cili është banorë i fshatit.

Por, rrëfimet sa i përket këtij vendi, jo çdo herë e kanë një fund të mirë.

Ritualin e kapërcimit të këtij guri, vizitorët e shoqëronin me fjalinë ‘Shnetën e mora e dergjën e lash’.

Ardian H

Read Previous

Zyrtare: Dortmundi transferon futbollistin e PSG-së

Read Next

Komuna e Skenderajt dhe “Jetimat e Ballkanit” arrijnë marrëveshje për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet në nevojë