Gucati: Po manovrohet qëllimisht të ndalet hovi i Kosovës për dialog në SHBA

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK) e ka quajtur të papranueshme aktakuzën nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në një intervistë për Ekonomia Online deklaroi se kjo aktakuzë ndaj krerëve të shtetit është politike, qysh në kohën e rifillimit të dialogut me Serbi.

Pasi siç tha ai kjo taktikë është bërë më qëllime që t’i ndalet hovi Kosovës për dialogun me Serbi në ShBA. Ai më pas fajësoi Kuvendin për votimin e kësaj gjykatë, që sipas tij, do ta dëmtojë UÇK-në.

Gucati potencoi se kjo aktakuzë do të ndikojë edhe në skenën politike, si shkak i pozitës së presidentit të vendit.

“Për ne është e papranueshme kjo aktakuzë, por edhe vet Gjykata Speciale është e papranueshme ne kemi reaguar më kohë në atë kohë, pasi jo do të jetë e dëmshme për vendin e sidomos për UÇK-në. Tani jemi kthyer në bomerang, me gabimin e parlamentit që kanë votuar ku iu është imponuar ne kemi reaguar dhe kemi dalë kundër”.

“Nuk mund të dëmtoj imazhin e vendit e as të luftës. Ka qenë luftë e drejtë. Por të vendi do të dëmtojë pasi presidenti i vendit, pozita e tij”.

“Kjo është politike kjo që është bërë pasi kanë pasur të shkojnë një Uashington. Kjo është një taktikë, manovrime i tyre me qëllime të caktuar që t’i ndalet hovi Kosovës për dialogun me Serbi në ShBA”, u shpreh Gucati.

Gucati deklaroi se beson në pafajësinë e presidentit dhe kryetarit të PDK-së, raporton EO.

Ai ndër tjera, tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe e pastër, andaj tha ai se Gjykata Speciale duhet të drejtojë gishtin kah Serbia.

“Jo vetëm këta dy por gjithë pjesëtarët e UÇK besoj në pafajësinë e tyre edhe nëntë të tjerë që flitet. Ne këtë punë e kemi treguar me kohë në Gjykatën e UNMIK-ut dhe EULEX-it”.

“Gishti duhet të drejtohet prej Serbisë për krimet që ka bërë dhe ndaj krimineleve që jetojnë në Kosovë në disa komuna serbe dihet adresa e tyre. Ka  pasur më kënd të merret Bashkësia Ndërkombëtare  e jo më ne, se ne vetëm kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, vendin tonë”, ka thënë Gucati.

Fitore H

Read Previous

Shumë nga këto vende evropiane do të përjashtohen nga karantina

Read Next

Reagimi i Ermal Fejzullahut pas aktakuzës për Thaçin e Veselin nga Specialja