Gucati i veteranëve të UÇK’së: Haga gaboi që ngriti aktakuzë në kohë bisedimesh, Thaçi s’ka kryer krime

Kreu i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati ka folur në emisionin Frontal në T7 pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se kanë paraqitur aktakuza në Dhomat e Specializuara ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, raporton Gazeta Express.

Gucati ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është intervistuar fare nga Prokurori i Specializuar.

“Presidenti nuk ka qenë në Gjykatë Speciale as në cilësinë e të dyshuarit. Nga Gjykata Speciale nuk duhet të priten befasi. Unë mendoj që kjo gjykatë ka gabu shumë pikërisht në kohë të bisedimeve që ka ngritë aktakuzë për presidentin, mendoj që është kryekëput politike sepse këta do të jenë në Uashington me 27. Unë z. President e njoh prej vite, kam pas me të qindra takime edhe zyrtare edhe private, asnjëherë nuk ka qenë presidenti në Gjykatë speciale edhe nuk na ka thënë se ka qenë i ftuar”, ka thënë ai.

I njëjti shton se personat tjerë për të cilët flitet se kanë aktakuzë janë disa komandantë tjerë të UÇK’së, mirëpo, që nuk ka folur me emra.

“E lexova një aktakuzë për 100 vrasje, këto i ka bërë vetëm Serbia, ka bë krime, jo Hashim Thaçi. Nuk ka mundësi. Kisha pas dëshirën më të madhe që t’i kisha vra 100 paramilitarë serb, s’kam frikë fare, nuk e besoj që z. Thaçi dhe z.Veseli kanë bërë një gjë të tillë. Nuk do të lëshohna në deklarata, nuk kam informacione, flitet për komandantë. Me emra nuk guxoj të lëshona, nuk dua t’I shqetësoj familjarët e tyre, po flitet që komandantët do të thirren së shpejti për aktakuzat e para.

Kam qenë një nga kritikuesit më të fortë, ne të gjithë veteranët kemi qenë. Unë kam biseduar atëherë me Thaçin dhe Veselin që kjo gjykatë do të na kthehet bumerang”, thotë ai.

Ardian H

Read Previous

Lladrovci: Asnjë tendencë për të njollosur UÇK-në s’mund të ketë sukses

Read Next

Tomë Gashi: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit në kundërshtim me ligjin