Gruaja e re e kryemyftiut shqiptar të Maqedonisë është nënkryetare e një dege të BDI’së

Pas pamjeve të reja, zbulohen edhe detaje shtesë nga martesa e kryemyftiut të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, me gruan 50 vjet më të re. Mësohet se kush është gruaja e re e Rexhepit.

Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.

Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.

Raportohet se gruaja e re e Rexhepit quhet Emine Jetishi. Është nga Shkupi, dhe është nënkryetare e një dege të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ardian H

Read Previous

U tha se virusi “do të bënte kërdinë”, befason Afrika

Read Next

Shkencëtarët e Oksfordit nisin fazën e dytë të testeve për vaksinë