Gruaja e infektuar me koronavirus sillet nëpër Vushtrri

Një grua e konfirmuar më COVID-19 në Vushtrri nuk ka respektuar masën e vetizolimit, por ka dalë në qytet.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00 në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri

E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin.

“Njësitet policore, gjatë inspektimit për respektim të masave për vet-izolim sipas rekomandimeve të IKSHP-së për personat e prekur me Covid-19, kanë konstatuar se e dyshuar femër kosovare e konfirmuar me Covid-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit duke dalë  në qytet. E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë, se kjo është personi i tretë i infektuar me koronavirus që nuk ka respektuar masat e vetizolimit dhe ka dalë të sillet në qytetin e Vushtrrisë.

Fitore H

Read Previous

Keqpërdoret seksualisht nga persona të ndryshëm një vajzë me probleme mendore në Drenas

Read Next

E kërcënoi me mesazhe ish- bashkëshorten e tij, policia e arreston