Lajme 

Greqia bllokon 7 tonë perime nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh, a rrezikohet Kosova?

Autoritetet greke kanë bllokuar sot rreth 7 ton perime me përmbajtje të lartë pesticidesh, të cilat importoheshin nga Shqipëria. Pemë dhe perime nga Shqipëria po importohen edhe në Kosovë.

Lajmi për konfiskimin e perimeve është publikuar nga mediet greke edhe nga Sistemi i Shpejtë i Alarmit të Ushqimit, një sistem për raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.

Sipas medieve greke sasia me perime, speca, kunguj dhe domate është kapur në fillim të tetorit dhe pas analizave të bëra në datën 23 tetor ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos. (0.17 mg / kg – ppm)

Sekuestrimi i 6,995 kg perime u bë nga inspektorët grekë.

Por, Shqipëria është importues kryesor në Kosovë i këtyre produkteve.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, për t’u informuar nëse është konfiskuar ditëve të fundit ndonjë produkti i tillë duke hyrë në Kosovë, por ky institucion ende nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithëkëtë, statistikat tregojnë se Kosova nuk ka kapacitete për ta furnizuar tregun me pemë e perime.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, të cilat janë të hartuara vetëm deri me 30 shtator 2019, Shqipëria ka futur në tregun e Kosovës sasi të madhe të perimeve. Vetëm në muajin prill, domate të freskëta kanë hyrë në vlerë prej 576,767.58 euro, ku taksa për tvsh janë paguar 103,818.29 euro. Në maj, kanë hyrë domate të freskëta në vlerë prej 1,497,360.93 euro. Në qershor në vlerë prej 627,603.17 eurove, në korrik 32,162.46 euro. Në gusht në vlerë prej 4,621.58 euro. Ndërsa në kohën kur kanë hyrë në Greqi domate me nivel të lartë të pesticideve, në shtator, në Kosovë janë importuar në vlerë prej 106,553.26 eurove.

Pos, Shqipërisë, gjatë këtij viti, domatet janë importuar edhe nga Maqedonia e veriut, Greqi,Turqi, Spanjë, Itali.

Nga Shqipëria janë importuar edhe speca. Vetëm në prill janë importuar një sasi e madhe në vlerë prej 207,019.38 në eurove. Në maj, sasia prej 662,868.42 eurove. Në qershor, sasi në vlerë prej 476,366.43 eurove. Në korrik, në vlerë prej 275,202.11 eurove. Në gushtë në vlerë prej rreth 30.00.00 eurove. Në shtatorë në vlerë prej 147,958.71 eurove.

Specat blihen nga disa vende, si Egjipti, Turqi, Izrael, Spanje, Maqedonia e veriut, Greqia.

Edhe kunguj të vegjël janë importuar nga Shqipëria. Vetëm në shtatorë janë importuar sasi në vlerë prej 4,137.85 eurove.

Në përgjithësi Kosova është një vend ku importimi i pemëve dhe perimeve bëhen nga Shqipëria për shkak të klimës.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial