Gjithçka që duhet të dini rreth Parker Solar Probe, e cila është duke u përpjekur të prekë diellin (foto/video)

Parker Solar Probe (PSP) është një anije robotike e NASA-s në rrugë për të bërë zbulime në koronën e jashtme të Diellit. PSP do të afrohet brenda 8.86 rreze diellore (6.2 milionë kilometra) nga “sipërfaqja” (fotosfera) e Diellit dhe do të udhëtojë, me një shpejtësi prej 692.000 km/h – 193 km per second.

Për herë të pare si projekt u paraqit në vitin 2009. Nga Universiteti Johns Hopkins, Laboratori i Fizikës së aplikuar, ka projektuar dhe ndërtuar anijen, e cila fillimisht ishte planifikuar të fillonte në vitin 2015, por nuk u miratua buxheti në vitin 2009, dhe nisja e PSP u bë më 12 gusht 2018. Për herë të parë një anije e NASA-s u emërua në emërin e një personi të gjallë, duke nderuar fizikantin Eugene Parker, profesor emeritus në Universitetin e Çikagos.

Një kartë kujtese me emrat e mbi 1.1 milion njerëzve, 188 prej tyre nga kosova u vendos në një pllakë dhe u instalua nën antenën e lartë të anijes kozmike më 18 maj 2018. Kartela gjithashtu përmban fotografi të Parker dhe një kopje të letrës së tij shkencore të vitit 1958 që parashikon aspekte të rëndësishme të fizikës solare.

Sistemet e anijese janë të mbrojtura nga nxehtësia ekstreme pranë Diellit nga një mburojë diellore. Për shkak se rrezatimi diellor në perihelion është përafërsisht 650 kW / m2, ose 475 herë më shumë se intensiteti në orbitën e Tokës. Mburoja diellore është gjashtëkëndore, e montuar në anën përballë Diellit të anijes, 2.3 metra në diametër, 11.4 cm e trashë dhe është bërë prej përbërësish të reinforced carbon–carbon (RCC), i cili është projektuar për të përballuar temperaturat e larta prej rreth 1,370 ° C. Një shtresë e bardhë reflektuese e aluminit minimizon absorbimin.

Qëllimet e misionit janë:
1.Gjurmë e rrjedhjës së energjisë që nxehet korona dhe përshpejton erën diellore.
2.Përcaktimin e strukturës dhe dinamikën e fushave magnetike në burimet e erës diellore.
3.Përcaktimin se cilat mekanizma përshpejtojnë dhe transportojnë grimca energjike.

Përgjat rruges se ti PSP do të takohet me venusin 7 herë dhe pas çdo takimi me këtë planet ai fiton shpejtësi dhe zvoglon kohën e rrotullimit rreth diellit. Pas takimit të pare me Venusin, sonda do të jetë në një orbitë eliptike ne një periudhë prej 150 ditësh (dy të tretat e periudhës së Venusit), duke bërë tre orbita ndërsa Venusi bën dy. Në fluturimin e dytë, periudha shkurton deri në 130 ditë. Pas më pak se dy orbitave rreth diellit (vetëm 198 ditë më vonë) ai ndesh Venusin për herë të tretë në një pikë më herët në orbitën e Venusit. Ky takim e shkurton periudhën e tij në gjysmën e atij të Venusit, ose rreth 112.5 ditë. Pas dy orbitave, ai takon Venusin për herë të katërt në të njëjtin vend, duke shkurtuar periudhën e tij deri në 102 ditë. Pas 237 ditësh ai takon Venusin për herë të pestë dhe periudha e tij do jetë shkurtuar në rreth 96 ditë, tri të shtatat e asaj të Venusit. Ai pastaj bën shtatë orbita ndërsa Venusi bën tre. Takimi i gjashtë, pothuajse dy vjet pas të pestit, e çon periudhën deri në 92 ditë. Pas pesë orbitave më shumë (dy orbitave të Venusit) ai takon Venusin për herë të shtatë dhe të fundit, duke e zvogëluar periudhën e tij në 88 ose 89 ditë dhe duke e lejuar atë të afrohet më pranë Diellit.

Dhe me 7 dhejtor 2025 misioni i PSP do të jetë i përfunduar.

Gazetari

Read Previous

Përse nuk duhet ta shpresojmë vdekjen?

Read Next

5 Faljet E Namazit Fshijnë Gabimet