Gjilani arrin në Turqi, konfirmohet kundërshtari i parë për miqësore

Gjilani ka mbërritur në Turqi, atje ku do të vazhdoj fazën përgatitore.

Të gjithë futbollistët janë vënë menjëherë nën urdhërat e kryetrajnerit Gentjan Mezani duke realizuar edhe seancën e parë stërvitore.

I pranishëm ka qenë edhe Darko Nikaç, i ardhur së fundmi nga Teuta e Durrësit, teksa në formë optimale është parë edhe Ylli Shameti, i cili duket se ka lënë prapa lëndimin që e mbajti për gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.

‘Kuqebardhët’ tashmë e kanë aranzhuar edhe duelin e parë kontrollues në Antalia, teksa do të përballen me ekipin Neftchi Kochkor e cila militon në elitën e futbollit të Kirgistanit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me 19 Janar.

Gazetari

Read Previous

KOK mbështeti përgatitjet e xhudistëve në kampin Olimpik në Mittersill të Austrisë

Read Next

IAP dhe ASK me marrëveshje në fushën e statistikave zyrtare