Gjermania mund të përballet nga një valë e dytë e coronavirusit, paralajmëron virologu gjerman

Gjermania mund të përballet me një valë të dytë të coronavirusit, nëse nuk i menaxhon si duhet shpërthimet e reja në vend, paralajmëron një virolog i lartë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Christian Drosten, Drejtor i Institutit të Virologjisë, në spitalin Charite në Berlin, tha se ishte thellësisht i trazuar nga shpërthimi i fundit i rasteve në thertoren e North Rhine-Westphalia.

“Nuk jam optimist që brenda një muaji të kemi një situatë të tillë paqësore”, tha Drosten.

“Pas dy muajve, do të përballemi me një problem nëse nuk i marrim masat paraprake”, u shpreh ai.

Ndryshe, Gjermania ka aktualisht 192 mijë persona të infektuar me coronavirus, ndërsa 8,000 prej tyre kanë ndërruar jetë deri më tani. 

Ardian H

Read Previous

OBSH thotë se brenda javës së ardhshme numri i rasteve me coronavirus, mund të arrijë deri në 10 milionë

Read Next

Nasim Haradinaj: Veprimi i Speciales, shantazh i Evropës ndaj Amerikës dhe Kosovës