Sporte 

Gjermanët lavdërojnë Rashicën pas golit të tij: Më i miri i të gjitha kohëve

Goli i shënuar nga largësia i Milot Rashicës kundër Bayer Leverkusenit ka bërë që sulmuesi kosovar të marrë shumë lëvdata nga faqja zyrtare e Werder Bremenit, por edhe nga tifozët e tjerë të futbollit.

Bayer Leverkuseni dhe Bremeni u ndanë me barazim 2:2 në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës, mirëpo kosovarit iu gëzuan golit të Milot Rashicës, të shënuar në pjesën e parë të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Postimet online bëjnë të kuptojnë se jo vetëm kosovarët iu gëzuan këtij goli, pasi që edhe tifozë të huaj të futbollit dhe faqja zyrtare e klubit e lavdëruar Rashicën për paraqitjen e tij dhe supergolin në këtë ndeshje.

“Shiko nënë, është një GOAT (Greatest Of All Time – Më i Miri i Të Gjitha Kohëve, akronimi përkthehet në “dhi” në shqip) në fushë, @MilotRashica”, shkruan faqja e Bremenit.

“Më i miri në Bundesligë”, ishte një tjetër postim i Bremenit, duke iu referuar statistikave të Rashicës me klubin gjerman.

“Milot Rashica është me të vërtetë lojtari më i mirë në planet”, shkroi Tom Weber, ndërsa faqja e Bremenit iu përgjigj duke shkruar “Fakte”.

Tani, Bremeni i Rashicës radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me dhjetë pikë të fituara nga nëntë ndeshjet e para – dy fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Në katër ndeshjet që i ka luajtur këtë sezon në Bundesligës, Rashica ka kontribuar me dy gola dhe një asist, ndërsa ka munguar në pesë ndeshje shkaku i një lëndimi që e pësoi në fillim të sezonit. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial