Gjashtë viktima dhe 153 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 153 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Janë shëruar 75 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 6 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3164 raste aktive me koronavirusin e ri.

Fitore H

Read Previous

Kurti, Ismaili, Vitia e Zemaj do të intervistohen rreth menaxhimit të pandemisë

Read Next

Pas gruas së parë të zezë inxhiniere, Nasa do të emërojë selinë në Washington