Gjakovari e rrah motrën, e bën për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar në Komunën e Gjakovës një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij, raporton Gazeta Express.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Ardiana K

Read Previous

Statuja e Krishtit në Brazil ndriçohet me flamujt e vendeve të prekura nga coronavirusi

Read Next

RAKIA E UISKI MUND TË VRASIN COVID-19; KORONAVIRUSI I RI, MË I NDJESHËM NDAJ ALKOOLIT SE SARS E MERS