Gazivoda dhe marrëveshja për Energjinë, “përplasin” Kosovën dhe Serbinë

Delegacioni i Kosoës i kryesuar nga Avni Arifi ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të raportojë për të arriturat në zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut.

Arifi nuk po pranon të vazhdojë dialogun teknik me Serbinë për shkak të mungesës së diskutimeve për marrëveshjen e Energjisë. E për këtë temë ai do të flasë edhe në Bruksel.

Arifi është në përputhje me deklarata e kryeministrit Haradinaj i cili ditë më parë tha se Kosova po këmbëngulë në zbatimin e marrëveshjes për energjinë, transmeton lajmi.net.

Sipas palës kosovare serbët po dëshirojnë të flasim vetëm për Asociacionin, çka sipas tyre nuk është korrekte.

“Ka kohë që dialogu teknik nuk funksionin. Ne menduam se është e kot të ulemi në tavolinë, nëse nuk diskutohet për energjinë. Nuk hedhim poshtë tema tjera, por ajo duhet të jetë kryesore”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka theksuar se pika kryesore e marrëveshjes për energjinë është Liqeni i Gazivodës.

Ai thotë se shumë komuna të Kosovës furnizohen me ujë nga ky liqen.

“Gjithë zona e liqenit është 20% në Serbi e 80% në territorin e Zubin Potokut në very të Kosovës. Gazivoda varet direkt për prodhim të energjisë elektrike dhe ujë të pijshëm në Prishtinë”, theksoi i pari i qeverisë së Kosovës.

Por krejtësisht ndryshe po flet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Energjinë.

“Ata mendojnë të marrin Gazivodën vetëm se janë të interesuar ta marrin veriun”, theksoi presidenti serb.

Vuçiq ndryshe nga Haradinaj, pretendon se pjesa më e madhe e Gazivodës është në territorin e Serbisë.

“Ne nuk kemi marrëveshje për energjinë. Ata gënjejnë dhe shpikin”, tha Vuçiq.

Por marrëveshja për Energjinë në Burksel ishte nënshkruar në vitin 2015.

Pikërisht sot deleagcioni kosovar pas vizitës në Burksel ku raportuan për të arriturat e Kosovës, kërkuan zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

“Delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes” thuhej në komunikatën e qeverisë.

Gazetari

Read Previous

A mund të marr kredi për biznes?

Read Next

Ndarja nga vetëvetja