GAUS fillon trajnimin profesional për punësim

OJQ GAUS ka filluar implementimin e projektit “Trajnimi profesional për punësim për personat me aftësi të kufizuar”, projekt i përkrahur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas menaxherit të projektit, Bekim Grabovci, faza e parë ka filluar në bazë të dinamikës së përshkruar në projekt.

“Është bërë identifikimi i gjithë ekipit pjesëmarrës dhe janë kordinuar punët për realizimin e këtij projekti. I gjithë realizimi i këtij projekti do të bazohet te trajnuesit profesional si Liridon Parduzi e Alban Musliu. Çdo qytetar duhet ta gëzojë të drejtën e punësimit, e në këtë rast të gjithë ata persona me aftësi të kufizuara”, ka thënë Bekim Grabovci, menaxher i këtij projekti.

Ai ka shtuar se qëllimi është që të ndihmohen edhe kjo kategori e shoqërisë dhe të jenë sa më afër tyre si në mënyrë që ata të ndihen të barabartë në mesin tonë.

OJQ GAUS nuk është hera e parë që i kushton rëndësi këtyre projekteve për trajnim për punësim. Projekti do të vazhdojë në bazë të dinamikës së përshkruar. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Vjen ultimatumi edhe nga Amerika

Read Next

OJQ Viciana 2019 me projekt për sensibilizimin e personave me aftësi të kufizuara përmes kulturës