Gashi: Sot në Prishtinë 15 të shëruar e 15 infektime të reja, 331 raste aktive me COVID-19

Sonte në Prishtinë janë paraqitur edhe 15 raste me COVID-19 në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për RTV Dukagjinin se ky rezultat vjen pas testimit të 53 mostrave të dy ditëve të kaluara.

“Ka një rënie e infektimeve në Komunën e Prishtinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se sot në këtë komunë kenë rezultuar edhe 15 të shëruar.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se tashmë fokusi do të jetë te personat që kanë simptoma e jo siç ka ndodhur më parë kur janë testuar të gjitha rastet e kontakteve.

“Ne sot kemi arritur në 331 raste aktive në kryeqytet”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

Ardian H

Read Previous

Ish-kryeprokurori i Speciales flet pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit

Read Next

Basha: Thaçi dhe Veseli do t’i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë