Gaforret e kuqe “pushtojnë” rrugët, shkaktojnë trafik automjetesh

Ishulli i Krishtlindjeve çdo vit kthehet në një vend turistik në Australi për shkak të emigrimit të gaforreve të kuqe që pushtojnë rrugët.

Bëhet fjalë për miliona gaforre të vogla, të cilat pasi kanë dalë nga vezët, udhëtojnë drejt oqeanit. Nënat e tyre i kanë lënë vezët në zona të pyllëzuara dhe pasi ato çelin, duhet të shkojnë drejt Oqeanit Indian, për të vazhduar jetën.

Territori që ndodhet në Oqeanin Indian është i njohur për temperaturat e tij të larta, me gaforret që po tentojnë t’i shpëtojnë të nxehtit afrikan.

Ky udhëtim i gaforreve cilësohet në atë që quhet migrimin i tyre vjetor. Gaforret e kuqe duhet ta mbajnë trupin e tyre të lagësht dhe kjo është arsyeja që ato presin sezonin e shirave, që iu sigurojnë kushtet ideale për udhëtimin e vështirë, i cili zgjat deri 9 ditë.

Gazetari

Read Previous

Fjalët e para të Ancelottit si trajner i Everton

Read Next

Pekin, linja e metrosë bëhet plotësisht e automatizuar