Futi dredhëzën në ujë të kripur, gruaja zbulon krimba në sipërfaqen e saj!

Një video tmerruese tregon momentin kur një grua vendosi luleshtrydhet e saj në ujë të kripur, për të nxjerrë në sipërfaqe një krimb.

Kjo është një nga ato videot e shumta, ku njerëzit provojnë metodën e pastrimit të frutave, për të parë se çfarë fshihet brenda tyre.

Shkrimtarja e BuzzFeed, Krista Torres postoi videon në TikTok teksa futi një luleshtrydhe në ujë të kripur për 30 minuta.

Rezultati ishte shokues, pasi kur ajo e nxorri atë nga uji, në sipërfaqe filloi të ecte një krimb i vogël i bardhë.

Por, duke i inkurajuar njerëzit të mos shqetësohen, ajo shkroi:

Shumica e ushqimeve kanë të meta në to. Sidomos ato që vijnë nga toka. Por ne nuk mund të ndalojmë së ngrëni ushqim, sepse na duhet që të mbijetojmë.

Ardiana K

Read Previous

Një 52-vjeçar nga Zubin Potoku vdes si pasojë e COVID-19

Read Next

Mercedes tregon teknologjinë e lartë të E-Class, si dhe lehtësimet që do t’i ketë shoferi gjatë vozitjes