Futbolli i bllokuar në gadishullin kontestues

Një gjë e çuditshme ndodhi në muajin dhjetor të vitit të shkuar, kur tifozët e futbollit në Krime, gadishull i Ukrainës në Detin e Zi, por i aneksuar nga Rusia më 2014, filluan të blinin bileta për botërorin “Rusia 2018”.

Disa kërkues të biletave që bënë përpjekje të blinin bileta përmes FIFA-s, hasën në mesazhe ku shkruante ”GABIM” në kompjuterët e tyre, shkruan Koha Ditore.

Problemi për këtë, sipas presidentit të Federatës së Futbollit të Krimesë, ishte se FIFA ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Pas kësaj, tifozët e futbollit në këtë gadishull filluan të frikësoheshin se krahas biletave as gjërat e tjera që i kishin porositur nuk do t’i merrnin për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Mirëpo FIFA tha se nuk ka vendosur asnjë kufizim për blerjet e biletave për asnjë vend, duke shtuar se mund të ketë pasur probleme të vogla teknike.

Gazetari

Read Previous

Zhduket një vajzë në Suharekë

Read Next

Hendersoni, ogur i mirë për Anglinë