Lajme 

Furrtari nga Hasi shqyen pasaportën me gjithë vizë, thotë se nuk shkon më në gurbet

Një qytetar është revoltuar keq, duke e shqyer pasaportën e tij me gjithë vizën e vendosur që e kishte aty.

Shumë njerëz po presin gjatë për një vizë të mundshme, që të dalin jashtë shtetit për punë dhe për të jetuar.

Por duket se dikush nuk po ka dëshirë që ta lëshojë Kosovës edhe pse ka vizë në pasaportë.

Në një fanpage në Facebook, është publikuar një video e një qytetari ku shihet duke shqyer pasaportën me vizë.

Ai derisa e shqyen pasaportën thotë se më nuk do të shkojë që të punojë në furrë dhe do ta lë gurbetin.

Personi i cili shqyen pasaportën është nga zona e Hasit dhe është furrtarë.

Ndërkaq edhe pse video është bërë virale, duket se pasaporta ka qenë me afat të skaduar, pasi që ajo është e shpuar dhe ka dy vrima në të.

Më poshtë mund ta shihni këtë video

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial