FOTO/ Ja çfarë do të ndodhë nesër me motin

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat e Ultësirës Perëndimore. Edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke rrezikuar shira të izoluar në Jugperëndim dhe ekstremin Jugor.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë pjesa më e madhe e territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit por ruajnë të njëjtat vlera gjatë orëve të mesditës kur pritet maksimumi 26°C.

Era do fryjë e mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3- 4 ballë.

Gazetari

Read Previous

Ishujt Faroe – Kosova, formacionet zyrtare

Read Next

Një polic në pranga për falsifikim me pasaporta biometrike