FOTO/ Enca thyen rekord me ‘b*thë’ në Snapchat, por nuk harron të thumbojë fort kolegët.


Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia ka bërë të ditur se ka nisur xhirimet e klipit të ri për këngën e saj të re “Kujt po i han”, të cilën pritet ta publikojë në javët e ardhshme.

Për këtë arsye “Mbretëresha shqiptare e Instagramit” ka bërë disa postime në rrjete sociale me anë të cilave ka treguar, se videoklipi po bëhet në bregdet, duke publikuar fotografi të saj tejet seksi dhe provokuese, shkruan Syri.net.

Por ndërkohë ajo ka bërë edhe një postim tjetër të fundit, i cili ka lidhje me shikimet fotografive të saj në SnapChat.

Gjithçka lidhet me disa foto të saj të publikuara nga këngëtarja, e cila shfaqet në bordin e një jahti dhe ekspozon në mënyra të ndryshe më të pasmet e saj gjigante.

Me njërën prej këtyre fotografive të të pasmeve Enca theu edhe aty rekordin, duke e çuar në 1 milion numrin e njerëzve, që shohin fotot e videot, të cilat ajo i hedh në SnapChat.

“Rekordet e këngëve të juaja i thyej me 1 snap”, shkroi këngëtarja.

Ju kujtojmë që Enca ka qenë e para shqiptare në Kosovë e Shqipëri që ka arritur 1 milion ndjekës në Instagram.

Gazetari

Read Previous

12 shenja që Allahu të do

Read Next

12 fakte shkencore që do t’ju mahnitin dhe do t’ju bëjnë më të mençur