Foshnjat në Tajlandë pajisjen me “mini-mburoja” të fytyrës

Situata e pandemisë së coronavirusit është vërtet shqetësuese, veçanërisht për nënat e reja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një spital në Tajlandë po merr masa shtesë mbrojtëse, duke u dhënë fëmijëve të posalindur “mini-mburoja” të fytyrës.

Në fotografitë e mëposhtme nga Spitali Praram 9 në Bangkok, shihen foshnjat e mbështjellura me batanije, ndërsa infermierët përpiqen t’i vënë mburojat plastike.

Numri i rasteve të prekura nga coronavirusi në Tajlandë arrin në 2,242, ndërsa 32 persona kanë ndërruar jetë deri më tani. /Telegrafi/

Fitore H

Read Previous

Abazi: LVV ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh- vetëm me qytetarët

Read Next

Spanja shënon numrin më të vogël të viktimave në 17 ditë