Flick vendos për të ardhmen e dyshes Alcantara-Alaba

Bayern Munichu thuhet se është i vendosur të mbajë në skuadër mesfushorin Thiago Alcantara dhe mbrojtësin David Alaba.

Alcantara luajti një rol kryesor në mbrojtjen e suksesshme të titullit këtë sezon, por ai është përfolur të mendojë për një rikthim te Barcelona përpara sezonit 2020-21.

Sikurse Alcantara, edhe Alaba ka qenë një emër shumë i përfolur për t’u larguar në verë nga Allianz Arena, ku nuk ka munguar interesimi nga klubet e mëdha evropiane

Sidoqoftë, sipas raportimeve të gazetës Mundo Deportivo këtë fundjavë, trajneri Hansi Flick nuk është i gatshëm të hyjë në ndonjë negociatë transferimi as për Alcantara, dhe as për shokun e tij të skuadrës, Alaba.

Por, përkundër optimizmit të Flick për mbajtjen e 29-vjeçarit në Gjermani, klubi nuk ka bërë ndonjë përparim për një zgjatje të kontratës për të.

Marrëveshja e tij e tanishme është vendosur të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, me bisedimet që janë ende në vazhdim në këtë fazë.

Nëse ai vendos të mos nënshkruajë një kontratë të re në Allianz Arena, ylli i dalë nga La Masia do të ishte i lirë të binte dakord për një marrëveshje me një klub tjetër qysh në janar të vitit 2021.

Ardian H

Read Previous

Menaxheri i Babastars, Dekor Sahiti thotë se personat me të cilët kishte kontakt kanë rezultuar negativ me Covid-19

Read Next

Mourinho kërkon transferime te Tottenham


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0