Flet ambasadori në Holandë: Specialja e vuri në pikëpyetje pavarësinë dhe profesionalizmin e saj

Për publikimin e aktakuzave të Speciales ndaj Thaçit e Veselit, ende pa u konfirmuar nga gjykata, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci.

Ai me anë të disa postimeve në Twitter ka thënë se ky veprim nga ky institucion e vë në pikëpyetje seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre.

”Njoftimi nga Prokuroria Speciale për akuzat e paraqitura kundër Presidentit Thaçi dhe Z. Veseli, përpara se ato të ishin konfirmuar nga një gjykatës dhe me shumë gjasë në kundërshtim me Rregullat e Gjykatës, do të vë në dyshim serioz pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre”.

Ai ka përmendur edhe faktin që ekziston mundësi reale që gjykata mund të hedhë poshtë aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, andaj në një situatë të tillë sipas tij mediat ndërkombëtare kanë raportuar gabimisht.

”Shumica e mediave ndërkombëtare kanë raportuar, gabimisht, se Z. Thaçi dhe Z. Veseli ishin akuzuar zyrtarisht. Ende ekziston një mundësi teorike që gjyqtari mund të mos i konfirmojë akuzat. Në atë rast, dëmi i pakthyeshëm do të jetë shkaktuar në imazhin e Kosovës si një shtet i ri”, ka shkruar ai. 

Fitore H

Read Previous

Pas 15 ditësh paraqiten raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe

Read Next

Rama për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit: Ai tekst barazoi viktimën dhe xhelatin


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0