Flet Agim Bahtiri, dyshon se serbët e kërcënuan me vdekje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me kërcënimin me vdekje që është bërë ndaj tij nga persona të panjohur.

I pari i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë se dyshon që këtë kërcënim e kanë bërë njerëz të nacionalitetit serb, por se ai nuk ka përmendur emra apo individë.

”Është një email i cili ka ardhur e atë e kemi raportuar në organet e policisë dhe shumë shpejt janë duke e trajtuar nga cili vend është ardh”, sqaroi Bahtiri, duke shtuar se në letrën kërcënuese ai cilësohet si terrorist.

”Nuk mund t’i them të gjitha sepse hetuesia është duke u marr fuqishëm në këtë drejtim, për ta parë se kush është ai që po e kërcënon kryetarin. Mendoj se është nga ana e serbëve. Që i bien të jenë kundër hapjes së urës së Ibrit”, tha ai.

Bahtiri thotë se nuk është i shqetësuar nga kërcënimi që pranoi sepse “kam punuar të bëjë paqe në Mitrovicë”.

”Unë do të jem aty pavarësisht kërcënimeve, nga njerëzit të tillë të cilët unë i njoh si kriminel”, tha ai.

”Jam këtu për t’ju thënë qytetarëve të Mitrovicës që të qëndrojnë të qetë në këtë proces në modelin të cilin e kanë bërë deri më sot sepse kryetari gjithnjë punon shumë për ta dhe ky proces assesi nuk duhet të del jasht kontrollit”, tha Bahtiri për Klan Kosova.

Gazetari

Read Previous

U kap duke e tradhtuar në hotel, e fejuara e Stresit ua mbyll gojën të gjithëve

Read Next

Veseli: PDK-ja e fortë, garanci për sovranitetin dhe territorin