“Flasim shumë me stafin e Kombëtares”, flet Bulku: Gjimshiti stërvitet në kompleks, ndërsa Reja është…

Koronavirusi ka izoluar të gjithë në shtëpitë e tyre, teksa nuk mund t’i shpëtojnë kësaj as stafi dhe lojtarët e Kombëtares.

Asisteti i Edi Rejës te Kombëtarja, Ervin Bulku, ka dhënë një intervistë për “Fan Zone”, ku ka folur për situatën aktuale. Bulku ka thënë se lojtarët po stërviten nga shtëpia, duke thënë se edhe Reja është izoluar në shtëpinë e tij.  “Nuk jam një tip që dal shumë jashtë, por tani është një moment që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

I gjithë stafi i Kombëtares jemi në kontakte, ku flasim për gjithçka, ku flasim edhe me stafet e tjera. Jemi munduar që kush ka mundësi të punojë nga shtëpia, t’iu dërgojmë me video pjesë për tu stërvitur që të mos jenë në nivelin zero, në mënyrë që ata të jenë gati kur të fillojë kampionati.

Bulku

Kam folur me lojtarë nga Kombëtarja, dhe më kanë vënë në dijeni që ekipet e tyre iu kanë çuar pjesë për tu stërvitur si biçikleta apo edhe gjëra të tjera. Ka edhe si Gjimshiti i cili është në një kompleks në Bergamo, ku stërvitet me 8 persona të tjerë. Me Rejan flasim pothuajse çdo ditë dhe është i izoluar në shtëpinë e tij.”, u shpreh Bulku.

Fitore H

Read Previous

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë: Ministrat që po e luftojnë pandeminë do të mbeten në detyrë

Read Next

“DRITARJA E VOGËL” E VJOSA OSMANIT, A E PARALAJMËROI NËNKRYETARJA E LDK-SË LARGIMIN NGA PARTIA