Fjalët e para të Ancelottit si trajner i Everton

Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është trajner i Everton.

Tekniku italian ka marrë drejtimin e Everton, duke zëvendësuar të shkarkuarin Marco Silva.

Ancelotti është deklaruar i lumtur me marrëveshjen e arritur me Everton.

“Jam i ngazëllyer për të ndarë lajmin që i jam bashkuar Evertonit dhe jam i lumtur që rikthehem në Premierligë dhe do të jem pjesë e këtij klubi historik. Faleminderit për besimin në mua”, ka deklaruar Ancelotti.

Ish trajneri i Milanit, Real Madridit, PSG, Chelsea dhe së fundi Napolit, ka nënshkruar me Everton për katër vite e gjysmë.

Gazetari

Read Previous

Mozzik pranon dhuratën më unike

Read Next

Gaforret e kuqe “pushtojnë” rrugët, shkaktojnë trafik automjetesh