Fituesi i Kupës së Botës me Francën e shet medaljen e artë

Paul Pogba? Olivier Giroud? Noshta Hugo Lloris? Askush nuk e di. E vetmja gjë e sigurt është se një kampion i botës me Francën në Botërorin e Rusi 2018 ka nxjerrë në ankand medaljen e tij të artë të marrë pas finales së madhe kundër Kroacisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Le Soir, por është raportuar edhe nga shumë media të tjera. Një nga 23 francezët kampionë të botës ka vendosur ta shesë medaljen e tij nëpërmjet Juliens Live, faqe e specializuar në shitjen e objekteve me rëndësi të madhe të personazheve të famshëm.

Medalja, sipas përshkrimit të saj për shitjen, ka edhe disa fraza të rëndësishme që kujtojnë sesi Botërorin në Rusi, i zhvilluar mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, është edicioni i 11-të i organizuar në Evropë, i pari në një komb të ish-Bashkimit Sovjetik.

Objekti i triumfit duket se është shitur për një shifër 66 mijë euro, 71.875 mijë dollari.Juliens Auctions@JuliensAuctions

SOLD for $71,875! A 2018 FIFA World Cup gold winner’s medal awarded to a player from the champion France national football team.

Sold in today’s “Sports Legends” auction taking place now on Julien’s Live!#Sports #Memorabilia #Auction #JuliensAuctions #Futbol #FIFA

View image on Twitter

4110:26 PM – May 21, 2020Twitter Ads info and privacy45 people are talking about this

Gjithsej dhjetë oferta ishin bërë për ta blerë medaljen.

Ardian H

Read Previous

Qëndrimi mbyllur i solli ndryshimin, Bebe Rexha tregon dukjen e saj të re me flokë të gjata

Read Next

Tayna: Hala shtyna me shtet, po thojnë kur don kjo hin e del