Film Kulture 

Filmi “KLITHMA“ me producent Besar Zahiti fiton çmimin kryesor në “West Nordic International”

Në edicionin e VII në festivalin e filmit “West Nordic International” në Norvegji , filmi KLITHMA me producent Besar Zahiti fitoi çmimin kryesor “BEST SHORT FILM”.

Sipas producentit të filmit Besar Zahiti filmi “Klithma” është prezentuar edhe në këto festivale prestigjioze si në Indian Cine Film Festival 2019, një festival ku marrin pjesë me qindra produksione filmike, në këtë festival iu nda çmimi montazha me e mire. Pastaj filmi “Klithma” mori pjesë në festivalin – TIFF në Tiranë, në festivalin “Hyjnesha në fron“, mori çmimin për skenarin më të mirë. Filmi “Klithma” vazhdoi rrugëtimin nëpër festivale dhe tani në festivalin “West Nordic International” që mbahet në Norvegji fitoi çmimin kryesor “BEST SHORT FILM”.

Producenti Zahiti thotë se filmi ka arritur sukses për shkak të temës të cilën e paraqitëm dhe për shkak të mirë organizimit në të gjithë sektorët e prodhimit të filmit. Filmi ka për temë pasojat e luftës së fundit në Kosovë dhe ballafaqimi me këto pasoja pas luftës, filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë.

Regjisor i filmit është Korab Lecaj ndërsa në rolet kryesore luajnë: Hazir Haziri, Arjola Demiri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci Nixha, Rajmonda Ahmetaj , Kaltrinë Zeneli. Ndërsa producneti I filmit Zahiti këtë sukses ja dedikon të gjithë ekipit që punuan në realizimin e filmit.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial