Filluan pushimet: A i dëmton flokët uji i detit?

Flokët dëmtohen seriozisht nga rrezet negative të diellit.
Prandaj, gjatë verës ju nevojiten produkte që përmbajnë faktorë mbrojtës. Rrezet e diellit nxitin edhe sekretimin e lartë të sebumit, e në këtë mënyrë rrënjët e flokëve përmbajnë më shumë yndyrë.

Uji i detit i than flokët, prandaj do të ishte mirë që pas daljes nga uji t’i shpëlani ato me ujë të pastër.

Do të ishte shumë më e thjeshtë dhe më e sigurt nëse në kokë mbani një kapele noti që përveç se do të mbrojë flokët nga kripa, do t’i mbrojë edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, kripa dhe klori.
Sidomos flokët e verdhë humbin shkëlqimin nga klori në ujin e pishinave. Me këtë rast përdorni këtë maskë efektive: Në flokë vendosni keçap, mbajeni 15 deri 20 minuta, shpëlajini me ujë të vakët e më pas lani flokët si zakonisht me shampo.

Gazetari

Read Previous

83-vjeçari mëson grimin për ta grimuar gruan e tij të verbër

Read Next

Lajmi i fundit:Vdes në një aksident basketbollisti kosovar, të lënduar edhe vëllezërit