FIFA i kthen përgjigje komentuesit që kërkoi nuse tek fotoja e Granit Xhakës

Menjëherë pas golit të Granit Xhakës në ndeshjen Serbi-Zvicër, FIFA në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një video të momentit kur futbollisti shënon golin e feston me shqiponjë.

Video ka ngjallur shumë komente patriotike, por edhe sherr mes komentuesve serbë e shqiptarë.

Megjithatë një ndjekës i faqes ka qenë i interesuar për diçka krejt tjetër.

“Dua një të dashur”, komenton ai në hapsirën e komenteve të videos.

FIFA që rrallëherë mund të replikojë në komente, i ka kthyer përgjigjen epike komentuesit.

“Je në faqen e gabuar”, është përgjigja e FIFA-s.

Gazetari

Read Previous

Rrëfimi i gazetarit serb: Të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit janë në Veri [Video]

Read Next

Fshati që po vizitohet nga njerëzit që besojnë në magjinë e ujit të kësmetit