Fëmijët kosovarë, njohës të shkëlqyer të gjuhës Angleze

Gjuha është mjeti më i mirë i komunikimit dhe njëherësh përfaqëson kulturën e një vendi.

Andaj edhe mësimi për gjuhën fillon shumë herët, madje edhe para lindjes së një foshnje. Kjo pasi gjatë zhvillimit në embrion, fëmijët komunikojnë me nënën e tyre vazhdimisht. Një gjë e tillë vazhdon edhe pas ardhjes në jetë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Mirëpo, përtej dashurisë së madhe për gjuhën e nënës, shumë fëmijë kanë aftësi të mësojnë edhe gjuhë të tjera, duke i bërë ata bilingual.

Të tillë janë edhe Elena, Roeli e Mia të cilët krahas gjuhës shqipe janë njohës shumë të mirë edhe të gjuhëve të huaja. 

Elena është një vajzë e hareshme, asaj i pëlqen shumë loja, shkolla dhe sporti.

Është njohëse e shkëlqyer e gjuhës angleze, ani pse ka lindur dhe është rritur në Prishtinë.

Ndërsa Mia është një vajzë e ndrojtur, por që energjia e saj pozitive reflekton përmes këndimit dhe vallëzimit.

E Roeli ndonëse është vetëm 4 vjeç, përveç gjuhës shqipe dhe angleze, njeh edhe gjuhën italiane, po ashtu.

Adhurues i madh makinave është edhe Froni, prej autobusëve, kamionëve e deri te motoçikletat, të cilat i ka lodra dhe luan me to. Ai shikon shumë filma të animuar, përmes të cilëve edhe ka mësuar të komunikojë anglisht. Fronit i pëlqejnë edhe kafshët dhe gjithnjë kërkon ta mbajë në shtëpi një mace ose qen.

Megjithëse njohja e gjuhëve të huaja ofron përparësi në shumë aspekte, fëmijët e moshës së re mund të përballen edhe me probleme të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në të folurën e tyre.

Në anën tjetër, Rrahman Paçarizi mësimin e gjuhëve tjera e sheh si prioritet për ta në shumë aspekte të jetës.

Fëmijët përmes mësimit dhe praktikës së gjuhëve të huaja, arrijnë të kuptojnë më shumë nga një kulturë tjetër dhe njëherësh janë të gatshëm të marrin informata të një spektri më të gjerë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Rol të madh për mësim të gjuhëve të huaja luan edhe zhvillimi i madh i teknologjisë, i cili mund të ndikojë shumë te fëmijët.

Mirëpo kujdesi është i domosdoshëm në këtë aspekt, pasi qëndrimi i madh në telefona të mençur ndikon negativisht te fëmijët.

Kështu, fëmijët shumëgjuhësh janë më të shkathtë, më të përqendruar dhe kanë mundësi të pafundme për të marrë informacione të ndryshme.

Ardian H

Read Previous

KMDLNJ: Specialja shkeli në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut

Read Next

“Beautiful Prishtina”, i jep ngjyra kryeqytetit