Familjarët e viktimës me Covid-19 në Vushtrri ankohen se komuna nuk ka patur kujdes ndaj tyre

Këtë të hënë (22.06.2020), ka ndërruar jetë një 70 vjeçar nga Vushtrria i infektuar me Covid19.

I menjëhershëm në rrjetet sociale pati qenë reagimi i kryetarit të Komunës, Xhafer Tahiri.

Tahiri pati thënë se për të njëjtin rast, ekipet shëndetësore komunale vazhdimisht kanë qenë pranë familjes së të ndjerit, por një gjë e tillë mohohet nga këta të fundit.

“Përshëndetje për ty kryetar. I ndjeri ishte gjyshi im dhe sëmundje tjera shoqëruese nuk ka pasur, përpos tensioni që e kishte ngacmuar herë pas here po jo as sa e rrezikonte shëndetin e tij. Shtabi emergjent dhe ekipet shëndetësore nuk kan qenë pranë neve si familje e të ndjerit. Që nga dita kur e gjithë familja kemi dal “pozitiv” asnjëri nga ju nuk ka shprehur interesimin më të vogël për gjendjen tonë”, i ka reaguar përmes një komenti Gresa Begaj kryetarit Tahiri, transmeton Indeksonline.

“Në ditën kur për gjyshin tim erdhi ambulanca brenda saj nuk posedonte as gjërat elementare dhe gjyshin është dashur ta bartim me batanije tonën. Mos përgjithësoni gjëra dhe mos i informoni njerëzit gabimisht sepse nuk është e drejtë”, ka shkruar tuje ajo.

Tutje, Bregaj ka thënë se e ka shpalosur të vërteten në këto momente të vështira për familjen e saj.

“Nuk jam ndikuar nga asnjë njeri kur e kam shpalosur të verteten dhe nuk bie pre e ndikimeve nga të tjeret. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë kundër shpifjeve dhe padrejtësive, pavaresisht se nga kush behen. Nuk do të heshti asnjeherë e sidomos kur të tjerët tentojnë të flasin në emrin e familjes time dhe te luajne rolin e “avokatit”, thuhet në reagimin e saj.

Kujtojmë faktin se deri më tani në Kosovë, si pasojë e pandemisë Covid19, kanë ndërruar jetë 38 persona.

Fitore H

Read Previous

Maqedonia e Veriut nesër hap kufijtë, pa test dhe karantinë

Read Next

Pronarët e hoteleve: Urdhëresa për lejimin e mbajtjes së dasmave, çështje orësh!