Familjarë dhe artistë nderojnë Leze Qenën

Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Vlora Dumoshi, organizoi homazhe për nder të aktores Leze Qena e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Në homazhe përpos ministres Dumoshi, morën pjesë edhe familjarë të ngushtë si dhe disa prej anëtarëve të komunitetit artistik, të cilët para fotografisë së aktores Leze Qena në hyrje të Teatrit Kombëtar vunë buqeta me lule.

‘Extra ofertë në Interex #ExtraLirë’

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Pas homazheve, Dumoshi deklaroi se Leze Qena do të mbetet një ikonë dhe një grua e cila theu tabutë dhe u ngjit në skenën e teatrit. Sipas saj, kjo është një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin kulturor dhe vendin në tërësi.

“Sot në mëngjes e morëm një lajm mjaft të hidhur, sot vdiq e madhja Leze Qena e cila për ne është një humbje e madhe, por gjithmonë do tà « mbetet një ikonë, një grua e fortë, një vajzë e cila i theu të gjitha tabutë dhe u ngjit në skenë, në teatër, në film por edhe në pjesën e komikes, pra të humorit. Është dhimbje e madhe, por me këtë rast të gjithë komunitetin kulturor, e ngushëlloj, kolegët e saj por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi Dumoshi.

Për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, Dumoshi tha se e kishin të pamundur të organizoni diçka më tepër pasi nuk lejohen tubimet.

Ajo tha se mori iniciativën që ta vendoste fotografinë e Leze Qenës, ndërsa njoftoi se varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës.

Kortezhi me trupin e pajetë të Leze Qenës fillimisht do të kalojë nga Teatri Kombëtar dhe më pas do të niset drejt varrezave.

Dumoshi premtoi që sapo të kalojë kjo situatë me virusin COVID-19, do të organizojnë aktiv itete të tjera për të nderuar veprën e Leze Qenës.

“Neve na vjen keq që kjo gjendje ndodhi dhe urojmë që të dalim sa më mirë me këtë situatë me virusin, të kemi sa më pak njerëz të infektuar, por Leze Qena ka merituar një përcjellje dinjitoze edhe ashtu siç ajo neve na ka dhuruar gjatë tërë jetës dashuri, qoftë në kohën më të këqija të viteve ’90 ajo me humorin e saj na ka mbajtur shpirtërisht në atë kohë të vështirë. Gjithsesi që pasi të kalojë koronavirusi ne do të organizohemi dhe do të bëjmë mbledhje komemorative ose diçka tjetër”, tha Dumoshi.

Ndërkohë, edhe kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjete sociale shprehu ngushëllime për humbjen e aktores duke thënë se dashurinë dhe respektin për artistët duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë.

“Sot në orë t e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka patur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion. Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët. I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona”, shkroi Kurti./KP/

Ardian H

Read Previous

Bajqinovci: LVV ende nuk ka marrë vendim për ofertën e Qunit

Read Next

Lojtarët e Bayern Munich dhe Dortmund pranojnë ulje page shkaku i koronavirusit