Lajme 

Evakuohen 5 mijë persona nga zjarret në Kaliforni

Rreth 50000 persona kanë marrë urdhër të evakuohen nga banesat e tyre që ndodhen në veri të Los Anxhelesit, një zonë e prekur nga zjarret, që janë favorizuar nga erërat e forta, sipas forcave të zjarrfikësve.

Flakët kanë përfshirë brenda disa orëve rreth 2 000 hektarë tokë dhe kërcënojnë banesat pranë qytetit të Santa Clarita, rreth 65 kilometra në veri të Los Anxhelesit.

Rajoni i Los Anxhelesit është në alarm të kuq, të paktën deri sot në mbrëmje, për shkak të kushteve meteorologjike, me erëra të forta, temperatura të larta që arrijnë deri mbi 30 gradë Celsius.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial