EURODEPUTETJA GJERMANE KA NJË THIRRJE PËR LDK-NË

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, është marrë edhe një herë me situatën politike në Kosovë, pasi që haptazi doli kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.

Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër zhvillimeve politike, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare

Ani pse protesta nuk iu dedikua ndonjë partie specifikisht, Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.

“Shumë mirë:  Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Twitter.

Ardiana K

Read Previous

Seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti të shtunën? Cilat parti po e mbështesin mocionin e LDK-së

Read Next

NETANYAHU URDHËRON SHTETRRETHIM, SI MASË KUNDËR COVID-19