EULEX-i nuk ka më mandat për të qëndruar në Kosovë, presidenti ua kishte konfirmuar këtë BE-së

Misionit të EULEX-it i ka skaduar mandati më 14 qershor në Kosovë. Se nuk ka mandat më për të qëndruar në Kosovë, për KosovaPress ka konfirmuar edhe Zyra e Presidentit.

Presidenca e Kosovës nuk ka parë asnjë arsye që të vazhdohet mandati aktual i EULEX-it, si një mision i madh, veçanërisht pasi institucionet e Kosovës kanë kompetenca të plota dhe janë plotësisht kompetente të kryejnë çdo detyrë.

“Institucionet e Kosovës që një kohë të gjatë janë në gjendje t’i marrin mbi vete të gjitha kompetencat që i ka mbajtur EULEX-i. Prandaj edhe ka qenë kërkesë e autoriteteve kosovare që mandati i EULEX-it dhe prezenca e BE-së të reduktohet në fushën e sundimit të ligjit dhe të jetë e njëjtë si në vendet tjera të rajonit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Megjithatë, përkundër që presidenti Thaçi dhe BE-ja nuk kanë pasur letërkëmbim dhe negociata për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, Zyra e Presidentit konfirmon që është bërë presion që t’i vazhdohet mandati ekzistues.

“Ka pasur presion të madh, me javë të tëra, që të vazhdohet mandati ekzistues i EULEX-it. Por, presidenti Thaçi e ka bërë të ditur në çdo takim se mandati i EULEX-it ishte vazhduar në vitin 2018 dhe kjo ka qenë hera e fundit që është zgjatur mandati i këtij misioni. Presidenti Thaçi në takimet me përfaqësuesit e BE-së dhe të EULEX-it është shprehur mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe e vlerëson si të suksesshëm misionin e EULEX-it. Por, tani është koha që të gjitha kompetencat e EULEX-it të kalojnë te institucionet vendore. Kosova më nuk ka nevojë për EULEX-in, por do të pranojë çdo përkrahje në forcimin e rendit dhe ligjit nga ana e BE-së, sikur që është rasti në vendet e rajonit. EULEX-i tanimë nuk ka mandat për të qëndruar në Kosovë”, thuhet në fund të përgjigjes së Zyrës së Presidentit.

Ardian H

Read Previous

Burns dhe Wisner: Nuk ka ‘rregullime të shpejta’ në Ballkan – Trump duhet të rregullojë kursin e tij

Read Next

NATO nga Brukseli, rreth aktakuzave: Gjykata e Hagës bën punën e vetë, ne tonën. Misioni ynë garanton paqen dhe stabilietin në Kosovë!


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0