Lajme Vend 

Eskalon situata: NISMA e akuzon VV-në për orgji në parti

Pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat nga Serbia, ka pasur disa përplasje në mes të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.

Erzen Musliu, zëdhënës i degës së Nismës në Prizren i është përgjigjur Alban Krasniqit i cili ka lëshuar akuza në drejtim të zyrtarëve të Nismës në QNR për ngacmime seksuale.

“Kur burri i Albulena Haxhiut flet për moralin, i paska harruar orgjitë në Vetëvendosje”, ka shkruar Musliu.

Anëtari i VV-së në QNR, Alban Krasniqi që njëherit është edhe bashkëshorti i ish-deputetes Albulena Haxhiu, ka akuzuar  anëtarët e Nismës për ngacmime seksuale, shkruan lajmi.net.

Ka thënë se të njëjtit po krijojnë insinuata dhe po kërkojnë pavleshmëri votash.

Postimi i plotë:

Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes.
Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.
Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial