Është përuruar Zyra e Turizmit në Vushtrri

Drejtuesit e institucioneve locale në Vushtrri kanë përuruar sot hapjen e Zyrës së Turizmit në këtë qytet. Kjo zyrë është vendosur në ambientet e Kalasë së qytetit të Vushtrrisë. Po ashtu, është promovuar edhe Harta e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së së Vushtrrisë.

Drejtoresha e drejtorisë për Kulturë në Komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia, me këtë rast ka njoftuar se përveç Zyrësë së Turizmit dhe Hartës së Monumenteve, së shpejti do të kenë edhe Guidën Turistike të Vushtrrisë.

 “Sot, po përurojmë Zyrën e Turizmit, në Vushtrri. Ajo që nga sot, do të jetë e hapur për ju, në oborrin e Kalasë së Vushtrrisë. Bashkë me këtë zyrë, sot, promovojmë edhe Hartën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Vushtrrisë, për të cilën po ashtu u punua shumë që ta kemi. Shumë shpejt do ta kemi edhe Guidën Turistike të Vushtrrisë”, ka thënë drejtoresha e drejtorisë për Kulturë në Komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Të gënjesh të tjerët fillimisht ke gënjyer vetvetën

Read Next

Oferta e Mustafës “një ministri në këmbim të presidentit”, Lëvizja Vetëvendosje: Hap pozitiv drejtë marrëveshjes